FARMASI ruan të drejtat për të anulluar shpërblimet nga programet e motivimit si dhe të skualifi kojë pjesëmarrësit nga programi dhe nga çdo shpërblim tjetër në çfarëdo momenti, nëse FARMASI beson se pjesëmarrësit kanë thyer ose manipuluar kushtet ose rregulloren e programit të motivimit, dhe/ose në rastet kur pjesëmarrësit nuk janë sjellë në mënyrën e duhur, në linjë me termat e biznesit, aktet dhe rregullat e etikës.
Pjesëmarrja në program është e vullnetshme.
Nëse keni qënë aktiv dhe keni përmbushur kriteret e vendosura, në porosinë tuaj shtoni kodin e produktit ose setit të përzgjedhur. Nëse nuk e vendosni kodin nuk mund ti merrni produktet.
Në programin motivues për anëtarët e rinj gjatë një muaji (fushate), mund të porosisni maksimumi 3 sete në një porosi. Në rast të përfundimit të mallit, FARMASI ka të drejtën ti zëvendësojë produktet me vlerë të njejtë ose më të lartë.
çmimet e produkteve në programin motivues janë përfundimtare dhe nuk kanë ulje shtesë. Programi motivues nuk ndihmon në arritjen e shumës së porosisë minimale 3.000 lekë, por ndihmon në arritjen e shumës për nivelet e tjera të uljeve.
FARMASI ruan të drejtën për të ndryshuar ose shtuar një ose të gjitha rregullat e programit të motivimit në çfarëdo momenti duke njoftuar anëtarët më përpara. Njoftimet për ndryshimet do të publikohen në website e Farmasi, dhe/ose në mënyrat e zakonshme të informimit. Përshtatjet, ndryshimet dhe/ose anullimet e programit të motivimit janë të vlefshme që nga momenti që publikohen në faqen e web të Farmasi dhe/ose mënyrat e zakonshme të informimit, nëse nuk është thënë ndryshe. Në rast të ndryshimeve shtesë dhe shtesave ose anullimit të programit, anëtarët pranojnë që nuk kanë asnjë të drejtë për tu kompensuar në asnjë mënyrë.
Anëtarët janë të vetëdijshëm që vetëm ata që kanë fi rmosur fletën e regjistrimit, në momentin e përmbushjes së kushteve janë të përzgjedhur për të blerë setin ose produktin.
Farmasi Albania SH.P.K.
Rruga Bajram Curri. Godina 1 Maji. Hyrja 12 Apartamenti 49
tek lulishte 1 Maji, 1000 Tiranë, Shqipëri
Cel: +355697560831
Ose: +355696055999
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Web: www.farmasi.al