FARMASI ALBANIA SH.P.K
(Kushtet e përgjithshme të biznesit, furnizimi i mallrave, kushtet e anëtarësimit dhe blerja e produkteve)
1. Anëtarët e shoqërisë (me tekst: anëtar) do të kenë të drejtë të blejnë produkte FARMASI me ulje të veçantë në krahasim me broshurën e çmimeve FARMASI ALBANIA SH.P.K (ME TEKST: FARMASI). Niveli i uljeve dhe çmimet nga broshura e FARMASI të cilat do të vlejnë për porosinë e ndonjë anëtari do të jenë të lëshuara nga FARMASI dhe do të hynë në fuqi në diën e lëshimit të porosisë.
2. FARMASI mundet që herë pas here, sipas gjykimit të vet, mund të ndryshojë nivelet e zbritjeve të veçanta nga broshurat e FARMASI për anëtarët, si dhe çdo shumë që ju paguhet për çdo dërgesë të porosisë. Anëtarët do të informohen paraprakisht për këto ndryshime.
3. FARMASI do të pranojë porosi për produkte vetëm nëse ata arrijnë ose tejkalojnë vlerën minimale prej 1,500.00 Lek, FARMASI gjithashtu në kohë do të informojë anëtarët.
4. Nëse një anëtar do që të kthejë ose të zëvendësojë një produkt që është porositur nga kompania e FARMASI, atëherë në përputhje me kushtet e garancionit, FARMASI do ti kthejë anëtarit shumën e parave të çmimit të produktit ose atë mund ta zëvendësojë me një tjetër. Megjithatë, anëtari duhet të kthejë produktin në paketimin origjinal brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit, ndërsa bizhuteritë brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit.
5. Anëtari është i detyruar të paguajë për çdo porosi dhe çdo shpenzim dërgese në bankë që në faturë shënon FARMASI, transferin në llogarinë bankare të kompanisë, direkt në arkën e kompanisë FARMASI ose pasi që anëtari të pranon produktin/produktet. Pagesa duhet të bëhet më së voni, pas pranimit të produkteve.
6. Çdo anëtar i FARMASI e ka rreptësisht të ndaluar të paraqitet si punonjës ose si përfaqësues i kompanisë FARMASI, as të kontraktojë ose të thotë se ai/ajo është i/e autorizuar të kontraktojë detyrimet e kompanisë. Anëtari nuk është i autorizuar të marrë përsipër asnjë përgjegjësi në emër të kompanisë FARMASI.
7. Nënkuptohet që çdo anëtar blen produkte si konsum final, për përdorim personal apo familjarë, ose si dhuratë, ndërsa asesi për rishitje të tyre.
8. Anëtarësimi në FARMASI është i trashëgueshëm, një anëtar mund që ti transferojë anëtarësimin një anëtari tjetër të familjes nëqoftëse anëtari për arsye të justifikueshme nuk është në gjendje që të përmbushushë kushtet e anëtarësimit të vet.
9. Anëtarësimi në FARMASI është i hapur për personat mbi moshën 18 vjeçare.
10. Çdo anëtar jep lejen që FARMASI të mbledhë dhe të përpunojë të dhënat e tyre personale (emrin, emrin e njërit prind, mbiemrin, adresën dhe e-mail adresën, numrin e kartës së identitetit ose numrin e pasaportës, numrin e telefonit etj. Të dhënat personale të anëtarit do të përdoren për dërgesën e porosive, për kërkesa të ndryshme, për informimin e anëtarve rreth produkteve dhe ofertave të reja për të cilat kompania FARMASI beson se anëtari mund të jetë i interesuar, për ndryshime të rëndësishme në faqen e internetit, për fushën e marketingut si dhe për arsye të tjera informative për të cilat kompania FARMASI mendon se anëtari mund të jetë i interesuar.
11. FARMASI do të mbrojë të dhënat tuaja personale në pajtim me legjislacionin në fuqi për privatësinë, besueshmërinë dhe sigurinë e të dhënave personale. Lexova / pajtohem / që FARMASI mund të shfrytëzojë dhe të përpunojë të dhënat e mia personale, siç specifikohet në nenin 10.
FARMASI ALBANIA SH.P.K Mund të merr vendimin që në çdo kohë të ndryshojë kushtet e anëtarësimit dhe të blerjes së produkteve. Anëtarët do të njoftohen për ndryshimet e tilla në kohën e duhur.