Reishi, e njohur në mjekësinë alternative si kërpudha e pavdekshmërisë, vjen nga Azia dhe është themeli i mjeksisë Lindore, në veçanti në Kinë dhe Japoni. Forcon imunitetin dhe në këtë mënyrë ju ruan nga shfaqja e kancerit dhe ka ndikim antikancerogjen. Përmban acid ganoderik, i cili ka fuqinë të selektojë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene, dhe i ndihmon dhe beta-glukeni i cili gjithashtu gjëndet në këto kërpudha.
Reishi përmban koncentrim të lartë të germaniumit organik, polisahiride dhe triterpene. Këto përbërës aktiv forcojnë sistemin imunitar. Acidi ganoderik nga kërpudhat Reishi mund të parandalojë sekretimin e histaminës, dhe ndihmon në luftën me alergjitë sezonale. Fuqia e tyre fshihet në fuqinë e antioksidantëve të cilët ngadalësojnë plakjen. Përveç kësaj, mbrojnë ADN nga dëmtimi i krijuar ndër vite.
Rrit rezistencën e trupit duke forcuar sistemin imunitar
Rekomandohet në luftën kundër sëmundjes Alzhaimer, akneve, hemoroideve, reumatizmës, ftohjes, hepatitit, rinitit.
Reishi ndikon si antikancerogjen, antibakterial, antivirusal, antialergjenik dhe antidepresant.
Parandalon plakjen, rekomandohet për detoksifi kim, ndikon dhe tek të sëmurët me HIV, zvogëlon dhimbjet.
Ndihmon tek ankthioziteti dhe pagjumësia
Kërpudhat Reishi njihen në Kinën e lashtë dhe konsiderohen si ilaçi i mbretërve. Dr. Shi-Jean Lee, është doktori më i njohur i dinastisë Ming dhe e ka konsideruar kërpudhën Reishi si bimën më shëruese.
Që nga viti 1969, Ikekawa dhe kolegët e tij nga qëndra e institutit shtetëror për kancer në Tokio kanë hulumtuar dhe vërtetuar ndikimin e ekstraktit të kërpudhës Reishi në tërheqjen e Tumorit, që më vonë e kanë konfi rmuar dhe përhapur Hamuro dhe Chihara. Reishi mund të përdoret dhe si shtesë e hemoterapisë dhe radioterapisë, sepse zvogëlon efektet anësore të terapisë dhe zvogëlon dhimbjet.