Historia e përdorimit të vajit të kuminit të zi/ fara e zezë, daton që nga koha e faraonëve, por kërkimet shkencore fi lluan vetëm 40 vite më parë. Që atëherë është zbuluar që kumini i zi ka një efekt të dobishëm për sëmundjet e rënda si skleroza e shumfi shtë, artriti reumatologjik dhe psoriaza, asma, alergjia, lodhja kronike, diabeti, presioni i lartë i gjakut, puçrrat, bronkiti, kolla, pneumonia dhe sinusët, kanceri dhe shumë sëmundje të tjera.
Farat e kuminit të zi përmbajnë proteina, karbohidrate, acide yndyrore të ngopura dhe të pangopura, thiamine, niacin, acid folik, kalcium, hekur, beta karroten dhe shumë përbërës të tjerë të vlefshëm. Farat e kuminit të zi përmbajnë komponime të ndryshme kimike, por kinoni konsiderohet të jetë përgjegjës për shumicën e efekteve biologjike ndër të cilat më të zakonshmet janë timokinonet.